Shkup, 26 janar – Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, nesër do të mbeten pa energji elektrike disa nga shfrytëzuesit e komunave Karposh dhe Saraj.
Siç informojnë nga QRMK Shkup, pa energji elektrike nesër nga ora 08:00 deri në orën 10:00 do të mbesin shfrytëzuesit nga bul. “Aradhat partizane” ndërtesa nr.149 (Porta Vllae) në komunën Karposh, ndërsa nga ora 10:00 deri në orën 13:00, një pjesë e fshatit Kondovë në komunën Saraj.
Të enjten, siç informojnë nga QRMK Shkup, pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 12:00, do të mbesin pjesë nga rr. “Anton Popov” nga nr. 53 deri në nr. 59 në komunën e Gazibabës, ndërsa nga ora 09:00 deri në orën 12:30, pjesë nga fshati Haraçinë (në rrethinën e xhamisë së epërme) në komunën e Haraçinës.
Nga ora 10:00 deri në orën 13:00 të enjten pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit nga rr. “Elisie Popovski Marko” nga nr. 1 deri në nr. 29, rr, “Sharski Odredi” nga nr. 1 deri në nr.7, rr, “Kozara” nga nr. 11 deri në nr. 26 dhe rr. “Nënë Tereza” nga nr. 12 deri në nr. 20 në komunën Qendër.