Shkup,30 qershor – Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrik të shpërndarjes nesër nga ora 10:00 deri në orën 11:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “4” në fshatin Saraj dhe nga fshati Arnaqi, Semenisht, Bukoviq, Laskarcë, Raoviq dhe Çajlanë në komunën e Sarajit, përcjellë KOHA.
Ndërprerje në furnizimin me energji elektrike nesër nga ora 10:30 do të ketë edhe tek një pjesë e shfrytëzuesve në bul. “Boris Trajkovski” nr.60 dhe objektet në afërsi të nr.60 në komunën e Kisela Vodës. (koha.mk)