Shkup, 26 nëntor – Nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e komunave të Shkupit, Gjorçe Petrovi, Kisella Voda, Qendra dhe Sarajit si dhe komuna e Studeniçanit.
Siç kumtoi QRMK Shkup pas informacionit të marrë nga EVN Maqedoni SHA, në periudhën prej orës 09:00 deri 13:00 do të jenë shfrytëzuesit e rr.Kozle nga nr 163 deri nr 169 në komunën e Karposhit, si dhe një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve Korushka, Vangel Dinu dhe Ivana Cankar në komunën e Gjorçe Petrovit, ndërsa në periudhën prej orës 12:00 deri 14:00, shfrytëzuesit e rr Sllave Delovski, komunën Qendër.
Në periudhën prej 09:00 deri në orën 14:00, pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e rr Hristo Tatarçev nr, 1,3,5 dhe 7, si dhe një pjesë e shfrytëzuesve para dhe pas ish objektit Sllavia në komunën e Kisella Vodës, prej orës 09:00 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit e rrugëve 4,6 dhe 7 nga fshati Batincë, komuna e Studeniçanit, ndërsa në periudhën prej orës 09:15 deri orën 12:00 shfrytëzuesit e bulevardit Mitropolit Teodosi Gologanov nga nr 204 deri në numrin 214, si dhe objekti Trim (komuna e Karposhit).
Pa energji elektrik nesër në periudhën prej orës 09:30 deri në orën 12:30 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Matkë e Epërme ndërsa në periudhën prej orës 09:30 deri në orën 15:00, një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Svillare e Poshtme në komunën e Sarajit.