Shkup, 1 nëntor – Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin elektro-distributiv pa energji elektrike nesër do të jenë pjesë nga komunat Butel, Qendër dhe Karposh.
Në periudhën nga ora 08:45 deri në orën 09:45 pa energji do të jenë shfrytëzuesit nga ana e majtë e Rrugës së Radishanit, në komunën Butel, ndërsa nga ora 08:30 deri në orën 14:30, shfrytëzuesit nga rr.”Mirçe Macin”, “Mirçe Acev” dhe bul. “Filipi i Dytë i maqedonisëp”, objektet në afërsi të parkingut tek QTQ, lavanderia, objektet hotelierike dhe amvisëritë nga ky rajon në komunën Qendër, ndërsa nga ora 09:30 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit e një pjesë të rr. “Skupi” nën-rruga 3-a, një pjesë e bul. “8 Shtatori”, në komunën Karposh.
Ndërprerje në furnizimin me energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të kenë shfrytëzuesit nga një pjesë e Zhdanecit të Epërm në komunën Karposh, ndërsa nga ora 10:00 deri në orën 13:00, shfrytëzuesit nga një pjesë e rr. “Kozara” dhe një pjesë e rr. “Vasill Gjorgov”.