Vjenë, 29 gusht – Ministrat për Punë të Jashtme të BE-së do të kenë takim joformal në Vjenë nesër dhe pasnesër ku do të shqyrtojnë situatën në Ballkan dhe mundësinë e zgjerimit të BE-së drejt juglindjes.
Austria e cila kryeson me Këshillin e Evropës ka paralajmëruar se në takim do të marrin pjesë edhe ministrat e Punëve të Jashtëm të Maqedonisë, Shqipërisë, Serbisë, Turqisë dhe Malit të Zi.
“Diskutimi për Evropën Juglindore do të jetë në pajtueshmëri me zhvillimin e ndodhive në muajt e ardhshëm, me fokusim në zgjerimin”, ka njoftuar nga Kryesimi austriak.