Strugë, 27 mars – Pas paraqitjeve në qytetet kryesore të Shqipërisë, autori i librit poetik “Deti Nuk ka portë”, gazetari i njohur Aleksandër Çipa, të enjten në ora 11:00, i mbështetur nga Botimrt “Dritëro”, bashkëprofesorë dhe studiues të letërsisë paraqet në mjediset e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, librin e tij të katërt. Në takimin e njoftuar janë të mirëpritur shkrimtarë e poetë të Maqedonisë si dhe dashamirës të poezisë. Në aktivitetin e përgatitur me këtë rast do të ketë edhe një bashkëbisedim me autorin, si dhe do të flasin studiues e profesorë të letërsisë shqipe si Behar Gjoka, prof.dr. Raim Ombashi dhe gazetarë dhe autorë të njohur nga viset shqiptare.
Njihet si analist dhe opinionist në hapësirën shqiptare dhe ruan bashkëpunime të rregullta periodike me pothuajse të gjitha mediat në rajon dhe më gjerë. Ka realizuar shumë studime dhe kumtesa për çështje të realitetit mediatik në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj. Ka botuar disa libra me letërsi dhe mendime kulturologjike. (koha.mk)