Shkup, 27 nëntor – Me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar si dhe të shpalljes së pavarësisë, nesër organizohet Akademi Solemne nën përkujdesjen e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Akademia solemne për 28 Nëntorin, do të mbahet në hotelin Aleksandar Palas në Shkup me fillim në orën 13:00.
106-vite më parë, delegatë nga e gjithë Shqipëria, mbërritën në Vlorë, për të ngritur flamurin, atë që në histori njihet si Dita e Flamurit. Më 28 nëntor 1912, plaku i urtë i Vlorës, Ismail Qemali, rreth orës 14:00, përpara qindra njerëzve ngriti flamurin kombëtar, duke shpallur në këtë mënyrë pavarësinë e Shqipërisë.
Festa e Flamurit festohet kudo ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe në diasporë.