Lumëbardhi ka kënaqësinë që bashkë me DAM Festival të prezantojnë koncertin e West Coast Symphony Orchestra (CA) / Lumbardhi x DAM, të cilët do të përformojnë në Shtëpinë e Kulturës, në Prizren, të dielën, më 25 mars 2018, prej orës 20:00. Koncerti fillimisht ishte planifikuar të mbahet në Kino Lumbardhi por për shkak të motit të ligë dhe pamundësisë së organizmit të mirëfilltë në këto kushte atmosferike është vendosë që të mbahet në Shtëpinë e Kulturës. Koncerti organizohet në bashkëpunim me Dam Festival dhe është njëherësh paralajmërim i edicioni të 13-të të DAM i cili hapet me 29 mars në Prishtinë.