Shkup, 15 tetor – Punë ndërtimore do të fillojnë të kryhen nesër në aksin rrugor A2-Tetovë-Gostivar, krahu fshati Negotinë prej orës tetë deri në ora 16, nga e hëna deri të shtunën në 20 ditët e ardhshme, për shkak të së cilës do të ketë ndalesë për automjetet e rënda transportuese në këtë aks rrugor.
Në vendin e kryerjes së punëve ndërtimore do të vendoset sinjalizim adekuat i qarkullimit, si dhe sigurim fizik me flamuj, ndërsa qarkullimi do të zhvillohet në mënyrë të barabartë në dy drejtimet.