Shkup, 6 nëntor 2018 – Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët juglindore. Nëpër fushëgropa të caktuara do të ketë kushte për mjegull të dobët gjatë mëngjesit.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në katër gradë, ndërsa temperatura e ditës prej 16 deri në 24 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët juglindore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 21 gradë.
Vazhdon periudha e motit stabil dhe të thatë, përveç të enjtes, kur në pjesët perëndimore do të ketë reshje të dobëta lokale të shiut. Nëpër fushëgropa të caktuara do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës gjatë mëngjesit, ndërsa temperatura do të ulet gradualisht.