Nesër mot me vranësira të ndryshueshme dhe shi lokal

55

Shkup, 31 maj – Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të shiut, veçmas në pjesët perëndimore. E mundur është edhe paraqitje e rrallë e bubullimave. Do të fryjë erë mesatare, kohëpaskohe e përforcuar nga drejtimi verior, veçmas përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 14 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 16 deri 24 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 6.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me kushte për shi lokal. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të zbret deri në 10, ajo maksimale do të arrijë deri 22 gradë Celsius.

Deri të mërkurën sipas DPHM do të mbajë mot i ndryshueshëm me shi lokal dhe temperatura nënmesatare ditore për këtë periudhë të vitit. Pasdite në vende- vende do të jetë jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Nesër dhe të martën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Nga e enjtja pritet mot më stabil dhe më i ngrohtë.