Nesër mot me diell dhe 21 gradë Celsius

Shkup, 28 mars  – Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla dhe erë të dobët deri në mesatare jugperëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në tre gradë, ndërsa temperatura e ditës prej tetë deri në 21 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla dhe erë të dobët deri në mesatare jugperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në minus një gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 18 gradë.

Të shtunën do të ketë vranësira të rritura dhe nga orët e pasdites do të ketë reshje lokale të shiut, të përcjella me bubullima të rralla. Gjatë natës drejt të dielës dhe të dielën paradite reshjet do të jenë më intensive dhe do të zhvendosen drejt lindjes. Gjatë fundjavës do të fryjë erë e përforcuar, të shtunën nga drejtimi jugor, ndërsa të dielën nga ai perëndimor. Deri të dielën temperaturat ditore do të jenë në rritje, që do të shkaktojë shkrirje të përshpejtuar të mbulesës së dëborës nëpër male.