[adning id="476476"]

Nesër mblidhet Qeveria, vendos për gjendjen e krizës

31

Shkup, 4 gusht – Kryeministri Zoran Zaev për TV21 ka bërë të ditur se nesër do të mblidhet Qeveria për të shqyrtuar nevojën e shpalljes së gjendjes së krizës.

“Është sjellë vendim për gjendjen e krizës për 30 ditë në Komitetin Udhëheqës, kurse nesër në mëngjes, në ora 08:30 do të mbahet seancë qeveritare dhe do të sillet vendim”, tha Zaev.

Nevoja për shpalljen e gjendjes së krizës, vjen pasi është duke u rritur numri i vatrave të zjarrit në Maqedoninë e Veriut.