Mandatari Zoran Zaev mbrëmë i parashtroi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Propozim-programin dhe Propozim-përbërjen e qeverisë së re. Mbledhjen për zgjedhje të qeverisë së re, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e caktoi për nesër në orën 11:00, ndërsa programi dhe përbërja gjithashtu u janë parashtruar deputetëve.
Në qeverinë e re do të marrin përfaqësues të LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës së shqiptarëve, pasi që dje pasdite negociatat e mandatarit Zaev me lëvizjen BESA. Për zgjedhjen e qeverisë së re duhet të votothet më së voni deri të mërkurën në mesnatë, ndërsa për të duhet të votojnë 61 deputetë.