Shkup, 4 maj – Mini-maratona është vrapim në distancë prej 2.1 km e cila është miniaturë e maratonës normale sportive e cila realizohet në distancë prej 42 km për atletë profesionistë , ndërsa për shkak të qëllimit humanitar mini-maratona është prej 2.1km. Që të sensibilizojmë të gjithë qytetarët pa marr parasysh moshën , profesionin, përkatësinë fetare dhe kombësinë, që do të thotë se mund të marrin pjesë të gjithë pa marrë parasysh a janë atletë profesionistë apo jo.
Qëllimi tjetër i maratonës është sensibilizimi i qytetarëve për të realizuar projekte madhore humanitare duke nxjerr në pah frymën multietnike cila jeton ndër vite në qytetin tone.
Qëllimi i maratonës është mbledhja e mjeteve, për ndihmë të fëmijëve të prekur nga kanceri.
Nga informacioni i fundit të cilin e morëm nga spitali i fëmijëve- reparti onkologjik dhe hematologjik; të prekur nga kjo sëmundje janë mbi 40 fëmije nga mosha dy javore deri në atë 15 vjeçare.
Mjetet te cilat do të grumbullohen nga ky aksion, do të dedikohen për blerjen e barërave dhe mjeteve për të cilat kanë nevojë ato fëmijë.
Pasi që është vetë-iniciativë qytetare, në organizim e saj marrin pjesë një grup i vullnetarëve të cilët kanë shprehur gatishmëri të merren me këtë aksion humanitar.
Pjesëmarrës të maratonës parashihet që fillimisht të jenë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme (SH.M.Q.SH.”Cvetan Dimov” , SH.M.Q.SH.”Zef Lush Marku“ SH.M.E.J.Q.SH. ”Arseni Jovkov”, unioni i nxënësve të shkollave të mesme, unioni studentor, afaristët e ndryshëm, si: këngëtarë, aktorë, dhe të tjerë, si edhe të gjithë qytetarët që duan të marrin pjesë në këtë aktivitet humanitar.