Shkup, 5 nëntor 2018 – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi nesër do të mbajë koordinim me nënkryetarët e Kuvendit, koordinatorët e grupeve të deputetëve dhe përfaqësuesit e partive politike që nuk janë të organizuar në grupe të deputetëve.
Nga Kuvendi informojnë se me iniciativë të grupit të pavarur të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit për “Maqedoni Më të Mirë”, në koordinim do të ketë një pikë në rend dite formimi i “Trupit parlamentar inter-partiak për pajtim dhe integrim