Shkup, 24 shtator – Komisioni për zgjedhje dhe emërime në kuadër të Kuvendit të Maqedonisë nesër do të vazhdojë seancën për zgjedhjen e drejtorit të Entit shtetëror për revizion (ESHR).
Ky komision udhëhiqet nga deputeti i opozitës, Ilija Dimovski. Pas kryerjes së procedurave në komision, propozimi shkon në Kuvend, ku zgjedhja bëhet në seancën plenare.
ESHR deri më tani është udhëhequr nga zv.drejtori Naser Ademi, i cili ka ushtruar detyrën e kryerevizorit.
Përndryshe, pamundësia për të zgjedhur drejtorin e ESHR-së, mund të shkakton bllokimin e punës së gjithë institucionit.