Shkup, 15 dhjetor – Pa energji elektrike nesër do të jenë më shumë pjesë të komunës Butel, Gazi Babë, Qendër, Aerodrom, Kisella Vodë dhe Petrovec. Siç kumtuan nga QRMK, në periudhën prej orës 06:10 deri në orën 18:00, pa energji elektrike do të jenë objektet e servisit Butel, Arifi Beton, ujësjellësi Butel dhe varrezat e qytetit Butel, në komunën e Butelit, në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 11:00, një pjesë e konsumatorëve nga rruga “Vera Radosavleviq” në komunën e Gazi Babës, si dhe konsumatorët e rrugës “Kapishtec” në komunën Qendër. Prej orës 09:00 deri në orën 13:00, ndërprerje në furnizimin me energji do të ketë për konsumatorët e bul. “Video Smilevski Bato” nr.7, 15, 25, 55, 65, 73 dhe 79 në komunën e Aerodromit, në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 15:00, një pjesë e konsumatorëve të rrugës “Nevrokopska” dhe “Çedomir Kantarxhiev”, në komunën e Kisella Vodës, ndërsa në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 12:00, një pjesë e konsumatorëve të fshatit Rzhaniçinë, në komunën Petrovec. Pa energji elektrike në periudhën prej orës 10:30 deri në orën 13:00 do të jenë konsumatorët e rrugës “Hristo Tatarçev” – një pjesë e rr. 22, 22a dhe 24, në komunën e Kisella Vodës, ndërsa në periudhën prej orës 12:00 deri në orën 14:00, një pjesë e konsumatorëve të rrugës “Mirçe Acev” në komunën Qendër.