Mësoni se ҫfarë moti po iu pret gjatë ditës së nesërme.
Të premten do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas IHMK’së, në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, kurse vende-vende parashihet të ketë mjegull.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius”, njofton instituti.
IHMK’ja paralajmëron se do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.