Nesër hyn në fuqi posedimi i pajisjeve dimërore në veturë

Shkup, 14 nëntor – Nga 15 nëntori hyn në fuqi obligimi i detyrueshëm për të poseduar pajisjet dimërore për makina, përcjell Koha.mk. Këtë sot e bëri të ditur Këshilli i sigurisë për mbrojtje në komunikacionin rrugorë. Ata rekomandojnë shoferët që të përgatitin automjetet e tyre për lëvizje të sigurt në kushtet e dimrit, përndryshe nëse nuk i posedojnë pajisjet do të ballafaqohen me gjobë prej 45 euro në kundërvlerë të denarit dhe vozitësit do t’i regjistrohen 25 pikë negative. Ata bëjnë thirrje që shoferët t’i përmbahen kësaj rregulle, për të evituar aksidente të shumta dhe bllokime të panevojshme të rrugëve.