Pranvera në hemisferën veriore fillon nesër në orën 11:20. Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore do të fillojë vjeshta. Dita e parë pranverore në Maqedoni do të zgjasë 12 orë e 5 minuta. Dielli do të lind në orën 5 e 39 minuta, ndërsa do të perëndojë në orën 17 e 44 minuta. Hëna, e cila është në fazën e çerekut të fundit, do të lind 18 minuta pas mesnate, ndërsa do të perëndojë në orën 10 e 16 minuta.
Në ditën e parë të pranverës moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë me temperaturë minimale prej 0 deri në 6 gradë Celsius dhe temperatura të ditës prej 15 deri në 21 gradë Celsius. Fundjavën e ardhshme, natën midis 25 dhe 26 mars, do të fillojë përllogaritja verore e kohës, me atë që shigjetat e orës do të zhvendosen për një orë përpara.