Shkup, 31 gusht – Nga ndërmarrja publike e Qytetit të Shkupit informojnë se prej nesër (1 shtator), autobusët e transportit publik do të qarkullojnë me orar dimëror, në pajtim me vendimin për linjën e transportimit të udhëtarëve në Shkup, njofton Koha.
Renditja e orarit të autobusëve të NTQ, si edhe të transportuesve privat mund të shihet në ueb faqen e NTQ-së.