Shkup, 11 shkurt – Me fillim në ora 11:00 nesër para platosë së Qeverisë do të mbahet një ceremoni solemne me rastin e vendosjes së flamurit të NATO-s para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, e cila së shpejti do të mbajë emrin Republika e Maqedonisë së Veriut, informuan nga shërbimi informativ i Qeverisë, transmeton koha.mk
Nga Qeveria paralajmërojnë se në kuadër të evenimentit, kryeministri Zoran Zaev do të mbajë fjalim para ndërtesës së Qeverisë.