Moskë, 25 dhjetor – Presidenti rus Vlladimir Putin ditën e nesërme e shpalli për ditë zie në Rusi për viktima nga aeroplani ushtarak Tu-154, që sot u rrëzua në pjesën lindore të Detit të Zi në afërsi të Soçit. “Nesër do të jetë ditë e zisë kombëtare në Rusi”, deklaroi Putin. Siç paraprakisht njoftoi zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov, Putini veçmë u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave dhe e ka emëruar kryeministrin rus Dmitrij Medvedev për udhëheqës të komisionit shtetëror i cili do të duhet t’i konfirmojë arsyet për rrëzimin e aeroplanit, ku humbën jetën 93 persona. Medvedev nga ana e tij deklaroi se komisioni hollësisht do t’i shqyrtojë të gjithë rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. “Kjo tragjedi e tmerrshme mori jetën e personave të cilët ishin energjik dhe kanë plane. Midis viktimave ka gazetarë, ushtarë dhe muzikantë nga ansambli i njohur ‘Aleksandrov’. Ata fluturonin për në Siri në mision paqesor të vullnetit të mirë”, tha Medvedev. Aeroplani Tu-154 i Ministrisë ruse të Mbrojtjes u rrëzua në fluturimin nga Soçi drejt bazës ushtarake siriane “Hmejmim” tek Latakia, ku janë të stacionuara forcat ruse të përfshirë në operacionet në Siri. Aeroplani është zhdukur nga radarët në orën 5:40 sipas kohës së Moskës (3:40 sipas kohës së Evropës së Mesme). Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, gjeneral-majori Igor Konashenkov paraprakisht njoftoi se asnjëri nga 93 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit nuk e ka mbijetuar rrëzimin. Ai saktësoi se në aeroplan ka pasur 93 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit dhe se deri më tani ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e katër personave. TASS, duke iu referuar burimeve ushtarake, paraprakisht njoftoi se në njërin nga trupat janë gjetur dokumente të cilat tregojnë se viktima ka qenë i punësuar si gazetar në televizionin “Kanal 1”. Konashanekov njoftoi se në gjurmimin për trupat e e udhëtarëve nga aeroplani janë përfshirë katër anije, pesë helikopterë dhe disa fluturake pa pilotë. Sipas tij, copëzat nga fluturakja janë locuar në 1,5 kilometra nga Soçi, në thellësi prej 50 deri më 70 metra nën sipërfaqen detare. Në aeroplan ka pasur 85 udhëtarë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Midis udhëtarëve kanë qenë edhe 65 anëtarë të ansamblit ushtarak për këngë dhe valle popullore “Aleksandrov”, nëntë gazetarë dhe persona ushtarak. Ansambli “Aleksandrov” duheshte të mbajë koncert të Vitit të Ri për ushtarët rusë të stacionuar në bazën “Hmejmim”. Televizioni rus NTV informon se midis udhëtarëve në aeroplan ndodheshin edhe tre të punësuar të tyre. Në fluturaken kanë qenë edhe nga tre punonjës medial të kanalit televiziv ushtarak “Xvezda” dhe të televizionit “Kanal 1”. Arsyet për rrëzimin e aeroplanit tani për tani janë të panjohura. Sipas burimeve të aeroportit në Soçi, gjatë zhdukjes së aeroplanit nga radarët në rajon kanë mbizotëruar “kushte të mira të motit”. Një burim anonim nga Ministria e Mbrojtjes për mediat ruse ka deklaruar se me siguri arsye për rrëzimin e aeroplanit është problem teknik ose gabim i pilotit. Kompania e sigurimit “Sogaz” ndërkohë njoftoi se familjeve të viktimave gjatë aksidentit aeroplanit do t’u paguajë dëmshpërblim në vlerë nga 5,8 milionë rubla (afërsisht 92.000 euro).