Kërçovë, 8 maj – Në Kërçovë nesër dhe pasnesër, për shkak të lidhjes së linjës së ujësjellësit me tubacionin kryesor, pa ujë të pijshëm do të jenë konsumatorët e “Brigadat Partizane”, pjesë e rrugës “Rruga Vllehe”(Vlashki Pat), lagjja “22 Dhjetori” dhe lagjja Pashina e Epërme, Krushinë, fshatrat Osoj, Mamudovc, Trapçindol dhe ushtria e garnizonit të Kërçovës, njofton Koha. Nga NP e Komunales – Kërçovë, njoftojnë se në këto ditë cisternat e tyre me ujë do të kalojnë nëpër vendet ku do të ketë ndërprerje të ujit për shkak të furnizimit me ujë të qytetarëve nga këto vende.