Shkup, 14 nëntor – Reshje të shumta shiu priten nesër dhe pasnesër. Në disa vende do të ketë shi prej 60 litrash në metër katror. Lokalisht, sidomos në jug, do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm. Temperaturat maksimale do të jenë deri 15 gradë.
Enti për punë hidro meteorologjike paralajmëroi se ndryshim i kohës vjen pas ndikimit të ciklonit mbi Italinë jugore. Të premten shiu do të jetë me intensitet më të ulët ndërsa gjatë ditës do të ndalet.