MPB paralajmëron se do të mbyllen një pjesë e komunikacionit nëpër Shkup sepse në Gjykatë do të sillet vendimi për rastin e Lagjes së trimave. “Më 02.11. 2017 (e enjte) në rajonin e Sektorit të punëve të brendshme Shkup do të mbahet procesi gjyqësor për ngjarjet që kanë të bëjnë me “Lagjen e trimave”. Për atë arsye ju informojmë se komunikacioni në rrugët përmes të cilave do të sillen të akuzuarit dhe rrugët përreth ndërtesës së Gjykatës themelore Shkup, përkohësisht do të rikahësohen për pjesëmarrësit tjerë në komunikacion” , qëndron në lajmërimin e MPB. Vendimi për këtë rast duhej të sillej para përfundimit të zgjedhjeve por MPB kërkoi dhe Gjykata aprovoi, që ai të shpallet pas zgjedhjeve. Të akuzuarit për rastin “Lagjja e trimave” ngarkohen për vepra të rënda penale pas ngjarjeve në Kumanovë.