Shkup, 25 shkurt – Kryetari i Komisionit evropian, Zhan-Klod Junker theksoi sot në Shkup se në vend nuk ka ardhur për të kumtuar datë të saktë për fillim të negociatave, por përmendi se Maqedonia është në rrugë të mirë, ka arritur përparim dhe se nëse vazhdon të lëvizë në atë drejtim, për disa muaj mund ta marrë të priturën dhe rekomandimi nuk do të jetë i kushtëzuar.
“Nuk erdhëm t’ju kumtojmë datë, por t’ju themi se jeni në rrugë të mirë dhe nëse vazhdoni në atë rrugë, për disa muaj do t’i jepni mundësi KE-së, Këshillit t’ju rekomandojë fillim të negocuatave për inkuadrim”, tha Junker në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev, pas takimit të tyre në Qeveri. Junker, i cili u shoqërua nga eurokomisari për zgjerim, Johanes Han, theksoi se vendi ka arritur përparim të madh, por duhet të ndërmarrë akoma hapa në rrugën drejt BE-së dhe se vendimi për secilin vend do të sillet në bazë të arritjeve të të veta individuale.
Autoriteteve të Maqedonisë u porositi që ta zgjidhin kontestin për emrin me miqtë e tyre grekë. Theksoi se gjatë bisedës me kryeministrin grek, Aleksis Cipras në Bruksel, ka porositur të qëndrojë në rrugën në të cilën janë tani të dy vendet dhe të vazhdojë me përpjekjet për zgjidhje të kontestit me emrin. Shikon progres në proces, ndërsa si dëshmi për këtë i ka pasur ndryshimet në aeroport, pas vendimit të Qeverisë që ai të riemërohet, si shenjë e lëshimit në procesin e negociatave.
Zaev theksoi se në takim i ka thënë kryetarit të KE-së dhe vendi po investon përpjekje për avancim të marrëdhënieve të mira fqinjësore. “Maqedonia theksin e vendosë në vendimin e urave të reja të bashkëpunimit, dialog të hapur të respektimit të ndërsjellë. Mbyllja e çështjeve shumëvjeçare nuk është e thjeshtë. Të inkurajuar nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë vazhduam me përkushtim serioz të punojmë në zgjidhjen e problemit që Greqia e ka me emrin tonë kushtetues”, tha Zaev. Kryeministri theksoi se për Qeverinë është e pranueshme emër me përcaktim gjeografik, i cili do të bëjë dallim midis Maqedonisë dhe rajonit në Greqi, i cili e mban këtë emër.
“Insistojmë për zgjidhje, e cila do të jetë e përhershme, por edhe ta respektojë dinjitetin dhe do ta mbrojë identitetin e të dy shteteve”, tha Zaev. (koha.mk)