Strasburg, 28 mars – Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Torborn Jagland sot deklaroi se kthimi eventual i dënimit me vdekje në Turqi do të vendosë në pikëpyetje anëtarësimin e vendit në KE. “Rregullat tona janë shumë të thjeshta – dënimi me vdekje është i papranueshëm për vendet anëtare të Këshillit të Evropës”, theksoi Jagland në fjalimin në sesionin e 32-të të Kongresit të autoriteteve lokale dhe rajonale në Strasburg. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan paraprakisht deklaroi se pret që Parlamenti të votojë vendosjen e dënimit me vdekje pas referendumit që është caktuar më 16 prill. Çështja për kthimin e dënimit me vdekje në Turqi ishte ngritur pas tentimit për grusht shtet më 16 korrik të vitit 2016.