Meqë ditët e nxehta tashmë erdhën, do të flasim edhe për frutin më të dashur të kësaj stine, shalqirin.
A e dini se 3 gushti është dita ndërkombëtare e shalqirit?
Shalqiri përveçse ka një shije shumë të mirë, ka edhe shumë benefite për organizmin dhe madje thuhet se mund të parandalojë kancerin.
Por megjithatë duhet të tregoheni shumë të kujdeshshëm kur i zgjidhni nëpër dyqane apo vende të tjera.
Nëse blini një shalqi që ka çarje nga brenda, hidheni menjëherë pa më të voglin dyshim.
Por nëse vendosni të kundërtën atëherë do i bëni dëm vetes, pasi disa shalqinj mund të shpërthejnë kur happen dhe kjo ndodh zakonisht kur prodhuesit i bombardojnë me kimikatin i quajtur chlorfenuron, i cili, besojeni është tejet i rrezikshëm.
Më poshtë poi u sjellim disa mënyra se si mund të kuptoni menjëherë nëse shalqiri që ju keni blerë është rritur me këtë substancë ose jo.
E para, fruti nuk do të ketë shije fare. Nga jashtë mund të duket humë normal, por menjëherë sapo ta hani do të ndjeni ndryshimin.
Një tjetër shenjë dalluese është ngjyra e shalqirit. Nëse duket më i zbehtë se e kuqja e zakonshme dhe sidomos nëse farat janë të bardha, as mos e mendoni ta hani.
Por edhe nëse një shalqi është deformuar mos e hani.
E pra, duket e vështirë të zgjedhësh shalqirin prefekt. Por mos e vrisni mendjen, më poshtë po iu sjellim 7 sekrete për të zgjedhur frutin perfekt.
E para. Nëse fruti ka një fushë të verdhë është i duhuri, kujdes jo të bardhë!
E dyta. Kushtojini vëmendje ngjyrës. Një shalqi i shëndetshëm duhet të ketë ngjyrë jeshile të fortë dhe lëkurë jo të shndritshme.
E treta. Metoda e trokitjes, nëse tingulli i krijuar është i fuqishëm atëherë keni blerë të duhurin.
Katër. Kontrolloni për rrjeta, jo ato të mirimangave sigurisht, por për shenja në lëkurën e frutit që duken si rrjeta. Kjo tregon se bletët mund ta kenë prekur shumë herë shalqirin,dhe sa më shumë aq më mirë.
Pesë. Përcaktimi i gjinisë, e habitshme, por po, shalqiri ka gjini. Për shembull shalqinjtë meshkuj janë më të mëdhenj dhe kanë më shumë ujë, kurse femrat janë të rrumbullakëta dhe më të ëmbla.
Gjashtë. Vini re madhësinë. Zgjidhni gjithmonë një shalqi të mesëm, as të madh, as shumë të vogël.
Shtatë. Kushtojini vëmendje bishtit. Një bisht i tharë tregon se keni zgjedhur frutin e duhur.