Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata po e pret me padurim përballjen që Atletico Madrid ka ndaj Juventusit të mërkurën në mbrëmje në “Wanda Metropolitano”. Ndeshje e vlefshme për Champions League, sfidë ku Morata do të përballet me ish-skuadrën e tij. Sulmuesi ka bërë me dije se do të festojë në rast se shënon gol, duke dhënë edhe arsyen.
“Nëse shënoj, do të jetë goli im i parë me fanellën e Atletico, ndaj do të festoj. Shpresoj shumë që të shënoj para tifozëve, për ta festuar së bashku këtë gol. Në shkallët e stadiumit shoh po të njëjtën tifozeri që lashë edhe kur ika shumë i ri që këtej, ndaj dua t’i përshëndes me një gol”, tha Morata.
Më tej, sulmuesi tha: “Për mua ka qenë një ëndërr të luaja me fanellën e klubit ku jam rritur dhe tani dua t’i falënderoj të gjithë duke shënuar sa më shumë. Duke nisur nga kjo sfidë. Ata kanë Cristiano Ronaldo, ne kemi Grizmann, ndaj nuk ka favoritë”, u shpreh Morata.