Marco Fassone, administratori i deleguar i Milan, ka provuar të vërë rregull pas kaosit të krijuar në shtëpinë e kuqezinjve. “Askush nuk mendonte se nuk do të kishte pasur probleme te një skuadër që bëri kaq shumë ndryshime, por sigurisht jemi mbrapa në krahasim me programin. Sa mbrapa? 5-6 pikë. Objektivi ishte që të ishim afër katër të parëve në fazën e parë dhe të hidheshim në sulm për të siguruar Champions-in në fazën e dytë”, ka thënë drejtuesi kuqezi.
Në lidhje me Montella-n: “Është zgjedhur nga ne dhe ka gjithë besimin tonë. Rrezikon shkarkimin nëse humbet përsëri? Nuk ecet përpara me nëse, duhet të punojmë të gjithë në të njëjtin drejtim. Jam i bindur se do t’ia dalim”. Kualifikimi në edicionin e ardhshëm të Chmapions League është objektivi kryesor. “Champions është e rëndësishme, por edhe nëse nuk kualifikohemi planet tona nuk do të ndryshojnë, thjesht do të shtyhen me një vit. Mungesën e të ardhurave që vijnë nga kualifikimi në Champions do ta mbulojmë me shitjen e 1 ose 2 lojtarëve të rëndësishëm”, ka përfunduar Fassone.