Shkup, 10 janar – Lidhja Social Demokrate ende po heshtë lidhur platformën e përbashkët shqiptare. Është dita e tretë me radhë që TV21 kërkon përgjigje lidhur me këtë temë, por askush nga kjo parti nuk i përgjigjet thirrjeve. Dita e tretë pasi partitë shqiptare shpalosën platformën e përbashkët, Lidhja Social Demokrate nuk ka qëndrim se a është e pranueshme apo jo kjo platformë. Derisa Gruevski tashmë është shprehur kundër disa pikave të kësaj platforme, nga LSDM thonë se po presin dokumentin zyrtar. Ndërkaq në emisionin Click Plus, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti e thotë qartë, nëse nuk pranohet platforma e përbashkët, qeveri nuk do të ketë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja. Në pyetjen e gazetarit të TV21 se “jeni ju për zgjedhje të reja?”, Ahmeti përgjigjet: “Pse jo. Sigurisht që vendin e çon në zgjedhje të reja mospranimi i platformës nga cili do subjekt”.