Interi u mposht në shtëpi nga Bolonja duke konfirmuar edhe njëherë momentin e vështirë që skuadra zikaltre po kalon. 2 humbje në 2 ndeshjet e fundit në kampionat rëndojnë shumë, teksa rënie në vitin 2019-të ka qenë drastike.
Kjo situatë negative ka qetësuar jashtë mase tifozët zikaltër, të cilët nuk i kanë kursyer vërshëllimat dhe kritikat për ecurinë zhgënjyese.
Ndërkohë pas disfatës ndaj Bolonjës, kapiteni Ikardi, ka gjetur kohë për të “thumbuar” tifozët e Interit. Ai postoi një foto në “Instagram” të skuadrës para ndeshjes ku shkruan: “Nëse nuk na doni kur humbasim, mos na doni as kur fitojmë”.