Ka një sërë frazash, të cilave nuk mund t’i besojmë 100%. Shpesh janë gjëra që thuhen për të mos u përballuar me diçka të vështirë, të cilat mund të dëmtojnë ose rrezikojnë të mos pranohen nga personi tjetër.
Gjithsesi, ka të paktën 3 fraza mjaft të shpeshta, të cilat janë deshifruar dhe tregojnë se mashkulli që keni në krah, nuk është aq “burrë” sa mendonit!
1. Nuk të meritoj
Dhe është e vërtetë: ai nuk na meriton. Sepse është një mënyrë banale dhe e trishtueshme për të thënë se nuk na pëlqen, do të ndahet ose nuk ka guxmin për t’u pozicionuar në një marrëdhënie.
Shtirja që qëndron pas kësaj fraze është një mënyrë për ta bërë partneren të ndihet e veçantë dhe ta bëjë mashkullin të duket i paaftë për të dashur (të bën madje të ndiesh dhembshuri ndaj tij).
Meshkuj, kini dinjitetin të na tregoni se nuk na doni më dhe na e lini ne të vendosim nëse ju meritojmë apo jo.
2. Unë nuk dua të të bëj të vuash
Një mashkull i tillë mendon se po e bën diçka të tillë, ose që shumë shpejt mund ta bëjë. Por nuk është tek vuajtja problemi, pasi kjo mund t’i ndodhë të gjithëve.
Por nevoja për të shprehur këtë frazë hipotetike, veçanërisht nëse marrëdhënia është vetëm në fillim, do të thotë se ai nuk na tregon të vërtetën.
Ndoshta në zemrën e tij një mashkull që thotë se nuk dëshiron të na lëndojë, 90% të rasteve është pikërisht ajo që do të bëjë. Më shumë vepra dhe më pak fjalë, të dashur zotërinj!
3. Nuk kemi pse e përkufizojmë se çfarë jemi
Marrëdhënia tashmë ka filluar me një takim të parë jo shumë të shkëlqyer, pastaj menjëherë pas kësaj vjen me kjo fjali.
Çfarë do të thotë në realitet? “Unë nuk dua të angazhohem, do të doja të vazhdoja të shkoja lule më lule, por nuk kam kurajo të jem i sinqertë”.
Si do të ishte e drejtë të përgjigjej? Mjafton t’i thoni “Mirupafshim” sa jeni ende në kohë. Ju nuk keni nevojë për një mashkull që nuk di se çfarë do!
/alfemminile