“Nëse një lojtar mbetet pa medalje, do t’ia dhuroj timen”

52

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është zotuar se çdo anëtar i skuadrës së Liverpool do të marr një medalje të fituesit të Premierligë, edhe nëse kjo do të thotë se ai do të dhurojë të veten. Ai është i befasuar me sistemin që thotë se një lojtari i garantohet medalja vetëm nëse ai ka bërë së paku pesë paraqitje.

“Unë nuk e di kush erdhi me këtë”, ka deklaruar Klopp, para ndeshjes së Liverpool me Aston Villa. “Edhe nëse keni luajtur një ndeshje, ju duhet të keni një medalje. Nëse njerëzit nuk e kuptojnë se sa e rëndësishme është një skuadër për të fituar sezonin, atëherë unë nuk mund t’i ndihmojë ata për të qenë i sinqertë. Nëse jeni portier i dytë dhe keni pasur pak ndeshje, duhet të merrni medaljen. Ju stërviteni pesë milionë herë gjatë një viti dhe nëse nuk stërviteni në nivelin më të lartë, nuk keni mundësi të fitoni kampionatin. Dikush ka vendosur që ju të keni pesë ndeshje për një medalje?”, u shpreh Klopp.

Sipas rregullave të Premierligës, skuadrës fituese i jepen 40 medalje, ku shumica shkojnë për lojtarët që plotësojnë kriteret, trajnerët, stafin, dhe pjesa e mbetura ndahen nga klubi te personat që ata konsiderojnë më të përshtatshëm.

Të rinjtë Neco Williams, Curtis Jonesd dhe Harvey Elliot kanë bërë nga dy paraqitje, dhe Klopp është i vendosur t’i shoh ata duke fituar medalje.

“Këta djem do të marrin medalje, 100 për qind. Ata mund të kenë medaljen time, por në të vërtetë nuk është në rregull. Unë do të preferoja që Premierligë të mendojë përsëri për këto rregulla”, deklaroi Klopp

Kujtojmë se shkaku i një rregulli të tillë, vitin e kaluar pa medalje te Manchester City ka mbetur portieri i Kosovës, Arianet Muric.

Comments are closed.