Tiranë, 15 maj – Këshilli i Ministrave të Shqipërisë në nder të majorit Klodian Tanushi, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni, ka shpallur ditën e nesërme ditë zie kombëtare.
Sipas këtij vendimi, të gjitha institucionet publike e private, nesër do ta ulin flamuri kombëtar në gjysmështizë, përcjellë KOHA.
Gjithashtu, Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpall major Klodian Tanushin “Dëshmor i Atdheut”.
Tanushi ka lindur në Peshkopi më 31 tetor të vitit 1980. Ai jetonte në Tiranë me gruan e tij dhe me tre fëmijë të mitur. Në misionin e NATO-s në Letoni, ai u largua më 20 dhjetor vitin e kaluar, nga ku ai do të kthehej muajin e ardhshëm.
Arkivoli me trupin e Tanushit, mbërriti dje nga Letonia, ndërsa nesër në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë do të bëhen homazhe në nder të tij.
Tanushi u plagos rëndë kur një minë shpërtheu më 6 maj dhe vdiq më 11 maj. Nga shpërthimi i minës gjithashtu humbi jetën nëntetarja 27-vjeçare, Zarife Muharrem Hasanaj, ndërsa rreshteri Julian Xhevat Kapaj u plagos. Hasanaj u nderua gjithashtu me titullin “Dëshmor i Atdheut” dhe u nderua me të gjitha nderimet e luftës në varrezat “Dëshmorët e Kombit” më 10 maj.
Incidenti ndodhi kur ushtarët shqiptarë po çminonin minat në kuadër të misionit të NATO-s. Në këtë mision në Letoni, ushtarët shqiptarë merrnin pjesë për dy vjet. (koha.mk)