“Nëse luan Barcelona-Real Madridi, unë shoh golf”

Carlos Tévez ka folur në një intervistë për gazetën “Clarín”, ku u ndal deri te fëmijëria e tij. Lojtari i Boca Juniors, i cili luan në “Copa Libertadores” kundër Palmeiras më 26 tetor, është fokusuar edhe tek Argjentina dhe pasioni i tij që i vogël për të parë futboll në televizion.

Fëmijëria e vështirë: “Ishte e vështirë, por ishim të lumtur. Ne gjithmonë luanim top në lagje. Ishte gjithçka e guximshme, sepse jetonim në lagje të margjinalizuara (geto), ku mbizotëronin droga, armët dhe plaçkitjet.

Realiteti i vendit: “Ne harxhojmë kohë duke argumentuar disa gjëra dhe justifikuar për të tjera, ndërsa nuk bëjmë asgjë për fëmijët që vdesin nga uria. Personalisht nuk mund të rri pas flamujve politikë, në këtë drejtim jam askushi, por nëse më thirrin të jap një dorë, unë jam gati. Duhet të bëj diçka dhe të mos them se vendi ynë është i gabuari. Nëse tashmë e dimë se vendi ynë është i keq, atëherë le të bëjmë diçka”.

Politika: “Unë nuk jam i interesuar për të dhe nuk di asgjë rreth saj. Në shtëpinë e babait tim nuk flitej për politikë, as tani në familjen time. Babai im shkonte të punonte në orën 6 të mëngjesit dhe kthehej në orën 7 të darkës. Edhe vetë punoja, që të kisha një pjatë ushqimi. Ky është shembulli që duhet t’u jepet fëmijëve dhe mënyra e edukimit”.

Futbolli në televizion: “Thuajse nuk shoh fare, nuk më pëlqen futbolli. Nëse po luan Barcelona me Real Madridin dhe ka një turne në një kanal tjetër, unë shoh golf. Nuk kam qenë kurrë një tifoz i futbollit, më pëlqen të luaj, të kem topin midis këmbëve të mia, vetëm kaq”.

Fitimi i “Libertadores”: “Fitimi i këtij kompeticioni me klubin që doni është ndjenja më e mirë, që mund të keni si futbollist”.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com