Londër, 5 dhjetor – Deputetët britanik kanë miratuar amendament me të cilin krijojnë më shumë autorizime, nëse marrëveshja për Bregizitin pranohet në votimin vendimtar më 11 dhjetor.
Amendamenti dje është propozuar nga deputeti konservativ proeveropian Dominik Grijv, në njërën nga pesë seancat e Parlamentit, dedikuar marrëveshjes për dalje nga BE.
Edhe krahas kundërshtimit të Qeverisë së Mejt, masa është miratuar me 321 vota “për”, kundrejt 299 votave “kundër”, duke iu falënderuar votave të opozitës dhe 25 deputetëve të Partisë konservative qeveritare.
Nëse marrëveshja hidhet poshtë më 11 dhjetor, ligji parasheh që Qeveria në afat prej 21 ditësh deri më 1 janar t’ia dorëzojë Parlamentit planin se si mendon të vazhdojë më tej me procedurën për dalje nga BE.
Ai amendament u jep mundësinë deputetëve të bëjnë ndryshime në tekstin që Qeveria do t’ia propozojë Parlamentit.