Nëse ka pasur provokim, e dënoj – thotë Zaev për kurorëzimin e Bogdanoviqit

47

Shkup, 20 tetor – Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se dënon provokime nga cili do lloj, nëse ka pasur në dasmën e kryetarit të Komunës Qendër i cili gjatë fundjavës u kurorëzua në Graçanicë.

Në deklaratat e Bogdanoviqit, kryeministri nuk ka mundur të njohë diçka të tillë.

“Me kujdes i kam lexuar deklaratat e kryetarit të Komunës Qendër i cili vjen nga radhët e LSDM-së. Qartë tregova se nuk ndjen se këtu i ndalohet në tempull. Ai pohon se nuk dëshiron as t’i mbështesë, as të komentojë diçka të veçantë për individë të cilët ishin mysafirë në dasmë. Ai distancohet. Thotë – unë e dua Republikën e Maqedonisë së Veriut, jetoj këtu, kam nder të madh të jem kryetar komune. Ajo është ajo që me të vërtetë e lexova”, tha Zaev, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Theksoi se vendi i respekton të gjithë fqinjët dhe nxit dialog që bart paqe në Ballkan.

“Marrëdhënia që do të thotë provokim mes tjerash ishte nga popujt tanë të Ballkanit, nuk e mbështes dhe distancohem nga ai. Apeloj në kujdes. Ne duam të jemi Evropë në periudhën e cila është para nesh. Duhet në mënyrë evropiane të sillemi dhe ta respektojmë njëri tjetrin”, theksoi Zaev.

Paralajmëroi se vendime për kandidatët e ardhshëm për kryetarë komunash do të sillen nga fundi i verës sepse zgjedhjet lokale janë në tetor të vitit të ardhshëm.