Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka thënë se nëse akuzat ndaj djalit të tij për trafik të drogës do të rezultojnë të vërtetë do ta ndëshkojë dhe policia që do të kujdeset për ekzekutimin do të jetë imun nga çdo aksion penal. Paolo Duterte është marrë nën hetim, me akuzën se është përfshirë në një operacion kontrabande për të trafikuar drogë nga Kina në Filipine.