Moussa Sissoko ishte një nga lojtarët më të mire në fushë për Tottenham Hotspur dhe zërat mbi të ardhmen e Pochettinos mund të prekin edhe mesfushorin francez. 29-vjeçari pohoi se ka një kontratë me Spurs-at por një largim i mundshëm i trajnerit argjentinas mund ta shtyjnë atë drejt lamtumirës këtë verë.
Sissoko deklaroi se për momentin nuk ka asnjë ide që të kërkojë një aventurë të re por i druhet faktit që në një projekt të ri me trajner tjetër ai mund të mos jetë në planet e klubit ndaj dhe fati i Pochettinos do të vendosë edhe për të ardhmen e tij te Tottenham.