Nëse Facebook nuk respekton rregullat, do të penalizohet

Bashkimi Evropian është shprehur e prenë në lidhje me rrjetin social Facebook, ku ka theksuar se duhet të respektojë deri në fund të vitit kërkesën për transparencë në lidhje me kushtet e përdorimit dhe shërbimeve të ofruara për përdoruesit e tij.
Sipas BE-së nëse këto rregulla nuk do të respektohen atëherë, do t’u kërkohet autoriteteve për Mbrojtjen e Konsumatorit për të ndërhyrë me sanksione.
Ultimatumi u dha nga komisionerja e BE për Drejtësinë, Vera Jurova, duke pasur parasysh angazhimet e marra shkurtin e kaluar nga kompanitë Google, Twitter, dhe tani edhe nga Airbnb.
“Durimi ka arritur kufirin, po presim nga FB për një kohë të gjatë të reagojë, ka ardhur koha për veprime konkrete dhe jo premtime dhe në qoftë se ndryshimet e kërkuara nuk do të zbatohen deri në fund të vitit, atëhere do t’u bëjmë thirrje autoriteteve për mbrojtjen e konsumatorit për të sanksionuar shoqërinë’’, shtoi Jurova.