Një nga llojet më pak të njohura është kanceri i qafës, por sipas Cancer Research në Britani të Madhe, është kanceri i tetë më i përhapur në këtë shtet, ku çdo vit diagnostifikohen 10.000 persona, shkruan Daily Star.
Ka më shumë se 30 zona ku mund të zhvillohet ky kancer, por më të zakonshmet janë fyti, goja, dhe gjëndrat pështymore, hundë dhe sinuset. Dhe shkaktari kryesor i kësaj sëmundje është pirja e duhanit.
Sa më shumë cigare që një person pi, aq më i lartë është rreziku për një kancer. Por, përveç duhanit, edhe alkooli është një faktor që mund të ndikojë në këtë sëmundje, kurse personat që pinë edhe duhan edhe alkool janë më të rrezikuarit.