“Mos mendoni të ktheheni në vegjetarianë nëse dëshironi që të bëheni gjyshër!” – ka qenë kjo një fjali e përsëritur e studimit të fundit që është kryer rreth vlerave që njerëzit duhet të marrin nga konsumimi i mishit.
Sipas studiuesve, sidomos te baballarët, konsumimi i mishit është shumë i rëndësishëm sepse ndikon direkt fertilitetin. Kjo më së shumti për shkak të proteinës e cila është shumë e rëndësishme për materialin gjenetik që transportohet më pas në vezët e femrave, që do të thotë se largimi tërësisht i çdo lloj mishi kontribuon në prishjen e cilësisë së spermës, e cila mbahet nga proteina.
Kanë qenë studiuesit e Universitetit të Monash ata që fillimisht kanë gjetur ndryshimet midis proteinës që merret nga mishi dhe proteinës që mund të merret nga produkte të tjera, siç mund të jenë perimet apo lloje të tjera ushqimesh.
Megjithatë, nëse është mamaja ajo që konsumon proteinë nga mishi dhe babai ai i cili është vegjetarian, sërish mund të balancohet disi përmbajtja e materialit transportues dhe sperma arrin të depërtojë në destinacion, por nëse të dy prindërit nuk konsumojnë mish atëherë do ta kenë shumë të vështirë të kenë fëmijë.
Gjithashtu, një studim tjetër nga disa ekspertë spanjollë kanë treguar se fertiliteti mund të dëmtohet edhe nga kimikatet që përmban soja, e cila është kryesorja në përdorim nga vegjetarianët për të marrë proteinë.