Nëse ju ndodh që nuk mund t’i mbyllni butonat e këmishës rreth qafës, kjo mund të ketë pasoja dhe probleme më të mëdha sesa ndjenja e pasigurisë. Sipas një studimi në Brazil, meshkujt me një diametër më të madh të qafës kanë rrezik më të lartë prej sëmundjeve të zemrës.
Me studim u mbuluan afro 4.000 meshkuj, dhe më pas studiuesit zbuluan se diametri ideal i qafës për meshkuj është 38 cm. Meshkujt, diametri i qafës i të cilëve është më i madh për vetëm 2.5 cm se madhësia mesatare, kanë më shumë gjasa të jenë rezistues ndaj insulinës, të kenë presion të lartë të gjakut, nivel të rritur të triglicerideve ose kolesterolit “të mirë”. Yndyrat që mblidhen rreth qafës mund të shkaktojnë procese inflamatore që çojnë në akumulimin e yndyrës së tepërt në arteriet karotide në qafë, gjë që e vështirëson punën e zemrës, thuhet në studim.
Shpesh meshkujt që ushtrojnë kanë supe më të zhvilluara dhe diametër më të madh të qafës, megjithatë, ata nuk do t’i kenë të njëjtat probleme, sepse bëhet fjalë për muskuj, dhe jo për yndyra.
Hapi i ardhshëm që duhet ta bëni është ta merrni një metër dhe ta matni diametrin e qafës. Nëse është më i madh se 38 cm, është mirë që për parandalim ta vizitoni mjekun. Ai do t’i bëjë të gjitha ekzaminimet e nevojshme, matjen e presionit të gjakut, si dhe sheqerin në gjak dhe kolesterolin. Rezultatet e studimit kanë treguar se personat me diametër më të madh të qafës sesa mesatarja shpesh kanë tri ose më shumë herë rrezik prej sëmundjeve të zemrës.