“Djajtë e Kuq” po planifikojnë të përforcohen në fazën e sulmit në afatin kalimtar të janarit. Manchester United po planifikon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit. “Djajtë e Kuq” e kanë nisur në mënyrë të zbehtë sezonin e ri dhe përforcimet janë më se të nevojshme.
Sipas tabloidit gjerman “Bild”, klubi anglez ia ka vënë syrin sulmuesit të Bayern Munichut, Thomas Muller. Sulmuesi gjerman e ka shprehur dëshirën e largimit nga “Allianz Arena”, ku nuk po gjen hapësira të mjaftueshme. Ai nuk e ka shënuar asnjë gol në tetë ndeshje në Bundesliga këtë sezon me Bayernin.
Ndërkohë, objektiv i “Djajve të Kuq” është edhe sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic.