Valid Fares, këshilltar i presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump për çështje të jashtme, duke analizuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës, është përpjekur që po këtë të drejtë ta kenë edhe serbët në Bosnjë e Hercegovinë. Ai, siç njofton gazeta “Veçernje Novosti” e Beogradit, në një analizë të veten publikuar në vitin 2007, ka thënë se serbët në B e H bëjnë 31 për qind e nuk iu jepet e drejta ta kenë shtetin vet, ndërsa shqiptarëve, ë cilët bëjnë 14 për qind të popullatës në Serbi , SHBA dhe Evropa Perëndimore t’ua njohin pavarësinë. Pra, ka thënë ai, po këtë të drejtë për vetëvendosje duhet dhënë edhe serbëve në B e H, sepse, sipas kësaj gazete serbe, Ballkanit kështu do t’i jepej rasti për paqe, transmeton koha. Shqiptarët, ka thënë Fares, janë shumicë në krahinën në të cilën kanë të drejtë, por edhe serbët e kanë këtë të drejtë në Be H. Sipas asaj që ka përzgjedhur kjo gazetë e Beogradit, Fares është pyetur pse SHBA-ja është kundër një grupi të caktuar pa marrë para sysh argumentet e tij? Në Bosnjë serbëve u mohohen të drejtat që të ndahen nga boshnjakët myslimanë, e në Kosovë serbët detyrohen ta pranojnë ndarjen e myslimanëve shqiptarë.