Shkup, 23 shkurt – Ministritë e Financave dhe të Ekonomisë të përdorin kompetencat e tyre dhe të zgjasin afatet për llogaritë vjetore. Nëse kjo nuk do të ndodhë, ne do të marrim llogaritë përfundimtare më të pasakta siç nuk mban mend historia e vendit dhe pamje të deformuar të të gjithë ekonomisë, paralajmëruan sot kontabilistët.
Kërkesa, siç u tha në konferencën për shtyp, ka të bëjë drejtëpërdjetë me grupin e pestë të masave, dhe për të deri më tani nuk ka pasur dëgjueshmëri për shkak të qëndrimit injorant të strukturave të caktuara në dy ministritë.
Kontabilistët paralajmëruan përsëri se me afrimin e afateve, 28 shkurt dhe 15 mars për plotësimin elektronik, por edhe me detyrimet që rriten vazhdimisht, është e pamundur të kryhen të gjitha operacionet për të përgatitur llogari vjetore pa gabime dhe pa pasoja për subjektet e biznesit. Siç përmendi kryetari i Odës së Kontabilistëve Dragan Mitkovski, ata do të detyrohen të improvizojnë, gjë që do të japë pamje të deformuar të të gjithë ekonomisë.
Kontabilistët në disa raste kanë kërkuar zgjatjen e afateve për dorëzimin e raporteve financiare dhe llogarive përfundimtare në përputhje me mundësitë e parashikuara nga Ligji për shoqëritë tregtare.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kryetari i Odës së Kontabilistëve, Dragan Mitkovski, tha se asnjë nga kompanitë anëtare të Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë që përdorën ndihmën e pagave nga shteti, nuk kishin bërë keqpërdorime.