Presidenti i Luganos, Angelo Renzetti, në një intervistë të gjatë për mediet zvicerane ku flet për grupin e lojtarëve nuk ka lënë pa përmendur dhe sulmuesin Armando Sadiku. Ishte numri një i klubit që këmbënguli ta rikthente nga Levante në mënyrë që shqiptari të merrte minuta dhe të ngrinte nivelin e lojës.
27-vjeçari ka luajtur 13 ndeshje, 6 i ka nisur si titullar dhe ka shënuar 2 gola. Lojtari i Kombëtares nuk është ende në formën e tij më të mirë dhe presidenti e vë në pah diçka të tillë. Operimi në ligament ka ndikuar në formën e tij.
“Sadiku po vuan, pasi nuk është në nivelin e tij më të mirë. Ai e di këtë gjë dhe po vuan dhe për shkak se dëmtimi i rëndë që mori me Levanten po ndikon në nivelin e tij”, – shprehet shkurtimisht presidenti. Sadiku nuk preferohet si titullar nga trajneri Fabio Celestini. Ky i fundit mori një të sharë të mirë pas golit që shqiptari i shënoi Baselit, por që nuk ka ndryshuar pozitat e lëkundra të elbasanasit në skuadër.